Site icon Telegrafi

Hipnotizuesi rus vjedhë para nga klientët e bankës

Ky hajn profesionist është duke u vjedhur para viktimave të pavëmendshme në qytetin Stavropol në perëndim të Rusisë. Raportohet se ai ka përvetësuar mijëra euro nga viktimat e pavëmendshme, shkruan Metro.

Hipnotizuesi është kapur nga kamera e sigurisë në bankë. Në xhirim ai shihet duke e bindur një zotëri të moshuar të cilin paraprakisht e kishte futur në trans që të tërhiqte para nga bankomati.

“Ai u afrohet viktimave para se ata të shkojnë në bankomat dhe i hipnotizon ata duke ua mbushur mendjen t’i nxjerrin paratë nga llogaria”, tha Andrei Tolstoy, nga policia e Stavropolit.

Viktima Mayra Sovic tha: “Më kujtohet ky njeri i cili mu afrua duke më thënë se ka nevojë për para dhe unë mund t’i ndihmoja. Të nesërmen më thirrën nga banka dhe më than se unë i kisha tërhequr të gjitha paratë nga llogaria e kursimeve”. /Telegrafi/
 

Exit mobile version