Site icon Telegrafi

Hipnotizon vetveten

Helmut, ka gjasa të bëhet hipnotizues i mirë, por vetëm nëse arrin t’i shmangë autogolat e përhershëm. Në përpjekje për të ushtruar shkathtësitë e këtij profesioni, në mënyrë që ta fascinojë gruan e tij, Kichmeier kishte arritur t’i mësonte disa teknika, por që u treguan të kobshme për të.

Bashkëshortja e kishte gjetur të palëvizshëm para pasqyrës, në drejtim të së cilës shikonte pa kontroll. Menjëherë ajo e kishte thirrur mentorin e tij, i cili ia kishte mësuar këtë zanat gjatë një kursi, dhe i cili nëpërmjet linjës telefonike e kishte kthyer Helmutin në jetën reale.

Zonja Kichmeier tashmë ka vendosur që t’i shmangë përjetimet e tilla, andaj edhe vet ka kërkuar që t’i mësojë disa teknika të hipnozës, në mënyrë që të jetë e gatshme t’i ndihmojë bashkëshortit të saj, nëse sërish i ndodhë diçka e tillë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version