Në një emision televiziv në Kinë, qeni që rrinte në prehrin e pronares së paemëruar, ia ka dalë t’i hipnotizojë 11 të rinj.
Fillimisht, në skenë ishin gjatë persona, të cilët pasi e shikuan gjallesën, humbën vetëdijen dhe u shtrinë për të fjetur, transmeton Telegrafi.
Më pas, gruaja kërkoi edhe vullnetarë të tjerë, që të provojnë eksperiencën me këtë qen që ndikon në vetëdijen e njerëzve, vetëm me anë të shikimit.
“Duke e përcjellë videon, më kapi gjumi nga kjo aftësi fenomenale”, është një koment lidhur me rastin.
Filmimi i postuar më poshtë, tregon se si juria dhe publiku shikojnë të mahnitur, teksa kafsha ndikonte në vetëdijen e pjesëmarrësve. /Telegrafi/