Një grua britanike ndau një zbulim tronditës me ndjekësit në TikTok pasi gjeti veturën në një gjendje të tmerrshme.
Ajo nuk mund ta fshihte emocionin e saj dhe u kërkoi njerëzve ta ndihmonin dhe t’i shpjegonin se çfarë ndodhi.
Në fillim shohim se pjesa e brendshme e MINI-t të saj (më konkretisht timoni, dyert dhe ulëset) është e mbuluar me myk.
Gruaja po dridhej fjalë për fjalë teksa shpjegoi se kishte blerë një automjet të ri 5-6 javë më parë dhe e mbajti të vjetrën.
@resolutera #help #wta sorry for language i’m #shaking #shook ♬ original sound – Insignificant me
“Unë nuk e kam përdorur shumë MINI-n dhe kur desha ta kontrolloja, u trondita”, shpjegoi ajo.
Dhe në të vërtetë, skena duket rrëqethëse dhe gruaja po përpiqet të zbulojë se si është krijuar myku.
Nuk ishte e qartë për të “si funksionon natyra” dhe nëse duhet ta shiste automobilin.
Një riparues njoftoi gjithashtu se ka pasur disa situata të ngjashme në të kaluarën dhe se është i nevojshëm rehabilitimi i sipërfaqeve.
Përveç kësaj, duhet të kontrolloni që kabina të mos rrjedh lagështi diku. /Telegrafi/