Site icon Telegrafi

Hipertensioni malinj: Kështu do të identifikoni formën më të keqe të shtypjes së lartë të gjakut!

Disa simptoma shoqëruese janë edhe dhembja e fortë e kokës, dhembjet në gjoks dhe gjakrrjedhje nga hunda

Shtypja e lartë e gjakut është sëmundje e rrezikshme për të cilën shumica e njerëzve nuk dinë që vuajnë nga kjo sëmundje, transmeton Telegrafi.

Shtypja e lartë e gjakut apo hipertensioni është gjendje kur shtypja e gjakut në trup është shumë e lartë, ndërkaq kur është ekstremisht e lartë, quhet hipertension malinj apo krizë hipertensioni dhe në atë rast duhet urgjentisht të shkohet te mjeku.

Hipertensioni malinj ndodh kur shtypja e gjakut ngrihet vrullshëm dhe çon deri në zvogëlimin e nxjerrjes jashtë të urinës.

Nxjerrje e zvogëluar e urinës konsiderohet më pak se 400 ml urinë gjatë 24 orëve. Nëse janë të pranishme edhe simptoma të tjera të hipertensionit malinj, dalja e zvogëluar e urinës mund të thotë krizë hipertensioni, prandaj duhet urgjentisht të shkoni te mjeku.

Shtypja normale e gjakut është midis 90/60 mmHg apo 120/80 mmHg, derisa hipertension malinj është kur shtypja është mbi 180/120 mmHg.

Hipertensioni malinj zhvillohet shpejt dhe shpesh është rezultat i shtypjes së lartë të gjakut, e cila nuk kontrollohet drejt. /Telegrafi/

Exit mobile version