Site icon Telegrafi

Hiper makina elektrike Denbrodium D-1 me 1,800 kuaj fuqi, hyn në prodhim gjatë vitit që vjen (Foto)

E para hiper makinë nga Singapori, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, do ta arrijë për 2.7 sekonda

Prej se është prezantuar në Geneva Motor Show gjatë vitit të kaluar, nuk kemi dëgjuar më asgjë për hiper makinën e parë nga Singapori, transmeton Telegrafi.

Zyrtarë të kompanisë Denbrogium, kanë bërë të ditur se modeli elektrik D-1 do të hyjë në prodhim gjatë vitit që vjen në Britani të Madhe.

Para se të prezantohej në Salon Prive, D-1 është përpunuar prej Vanda Electric dhe Williams Advance Engineering.

Deri më tani, Denbrodium ka bërë të ditur se kjo hiper makinë do të prodhojë 1,800 kuaj fuqi, ndërsa nuk janë bërë të ditura detajet.

Nuk është bërë e ditur as sa kohë merr për mbushje apo sa mbajnë bateritë, vetëm se dihet që ato do të jetë nga jonet e litiumit.

Çfarë dihet zyrtarisht, është se shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, do ta arrijë për 2.7 sekonda, teksa mund të lëvizë me shpejtësi maksimale prej 321 kilometrave në orë.

Megjithëse statistikat e tregojnë të fuqishme, Denbrodium D-1 mbetet ende pas Rimac C_Two dhe Pinifarina PFO që kanë përformanca më të larta. /Telegrafi/

Exit mobile version