Organizatorët e Kupës së Amerikës që për herë të parë po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, duket se kanë një problem serioz me himnet e skuadrave pjesëmarrëse, veçanërisht me Kilin.
Pas gafës së mëparshme, kur në vend të himnit të Uruguait u vendos himni i Kilit, ka mbërritur një tjetër.
Në ndeshjen Argjentinë-Kili, himni kilian zgjati vetëm pak sekonda dhe në sfond u dëgjua fort një këngë e Pitbullit.
Organizatorët e kanë hequr fare muzikën kur kuptuan se çfarë kishin ngatërruar, megjithatë tifozët në shkallët e stadiumit dhe lojtarët në fushë vazhduan himnin.
https://www.youtube.com/watch?v=_Pvku-gGJ1I