Rreth Buxhetit të përbashkuar
Me një dëshirë me një qëllim,
Të gjithë Atij duke u betuar,
Të lidhim besën për pasurim.
Prej Buxhetit veç ai largohet,
Që është lindur njerëzor,
Kush është hajn nuk frikohet,
Po vjedh, po vjedh si një horr.
Në dorë armët do t’i mbajmë,
Të mbrojmë Buxhetin në çdo vend,
Të drejtat tona ne s’i ndajmë,
Këtu njerëzit s’kanë vend.
Se Partia vet e tha me gojë,
Që kombe shuhen përmbi dhè,
Po Buxheti do të rrojë,
Për të, për të luftojmë ne.