Është publikuar sot pas shumë pritjeve kënga zyrtare e kampionatit botëror, Rusia 2018 që interpretohet nga superylli shqiptar, Era Istrefi, superylli latin Nicky Jam dhe superylli amerikan, Will Smith.
Të tri superyjet u bashkuan në këtë projekt magjik për Botërorin, Rusia 2018.
Era dominon në këtë projekt me zërin e saj karakteristik dhe mënyrën e të kënduarit, duke performuar edhe refrenin dhe një pjesë të repturës.
Tashmë projekti është pritur shumë mirë në gjithë botën.
Në vetëm pak orë të publikimit, kjo këngë arriti hiç më pak se një milion e 200 mijë klikime.
Po ashtu, sipas YouTube në gjithë botën kjo këngë është top trend, duke u radhitur në pozitën e gjashtë.
Është ky sukses i jashtëzakonshëm marrë parasysh që në këtë projekt merr pjesë Era Istrefi, këngëtarja shqiptare e cila dëpërtoi nga skena shqiptare dhe performon krahas superyllit latin, Nicky Jam dhe aktorit amerikan, Ëill Smith.
“Live it Up” pritet t’u pëlqejë të gjithëve edhe më shumë në ditët e ngrohta të Kampionatit Botëror, e për këtë dyshime s’ka. /Telegrafi/