Prej tash e tutje, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në krye të Inspektoriatit Policor të Kosovës, do të jetë Hilmi Mehmeti.
Ai ka arritur që ta fitojë konkursin e shpallur nga MPB, me 88 për qind të pikëve të fituara, duke u bërë kështu Kryeshef i ri i Inspektoriatit Policor të Kosovës.
Pjesëmarrësit e tjerë të konkursit kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh./Telegrafi/