Telegrafi

Hilmi Kelmendi arrin në Kosovë

Sonte rreth orës 21:30 ka arritur në kufirin e Kosovës, në Merdare, Hilmi Kelmendi, i arrestuar javën e kaluar nga autoritet serbe, me akuzën për krime lufte.

Ai është arrestuar në Serbi, deri sa po udhëtonte nga Gjermania për në Kosovë.

“Është pak e vështirë që njeriu që udhëton për te familja m’u ndalu rrugës. Më kanë arrestuar nga Kroacia duke hyrë në Serbi, më kanë thënë se e ke një ndalesë nga shteti i Serbisë”, ka thënë Kelmendi për RTK, transmeton KosovaPress.

Ai ka thënë se sjellja e autoriteteve serbe ndaj tij ishte korrekte.