Pasi kandidates për presidente të SHBA-së, i ra të fikët gjatë ceremonisë përkujtimore të 11 Shtatorit, gjegjësisht një ditë më pas, kanë filluar teori të ndryshme konspirative rreth asaj nëse Hillary Clinton kishte një sozi.
Sipas pretendimeve të ndryshme, përcjell Telegrafi, personi që u shfaq në publik pas problemeve shëndetësore që pati të dielën kandidatja demokrate në zgjedhjet e nëntorit, nuk ishte Hillary, por një sozi e saj.
Dhe këto pretendime nuk janë të pakta – ata madje edhe kanë shpërndarë disa fotografi në rrjetet sociale, dhe jo vetëm.
Ata pretendojnë se gishtat e dorës, veshët dhe hunda nuk përputhen me ato të fotografive të bëra më parë.
Mjeku i kandidates Clinton e ka konfirmuar se Hillary vuan nga pneumonia, ndërkaq rreth faktit se asaj i kishte rënë të fikët gjatë ceremonisë së 11 Shtatorit e lidhin me lodhjen e madhe shkaku i agjendës së ngjeshur të saj. /Telegrafi/