Site icon Telegrafi

Hillary dhe Bill Clinton publikojnë shumën e taksave të paguara

NEW YORK - SEPTEMBER 21: Former U.S. President Bill Clinton (R) and U.S. Secretary of State Hillary Rodham Clinton smile during the annual Clinton Global Initiative (CGI) September 21, 2010 in New York City. The sixth annual meeting of the CGI gathers prominent individuals in politics, business, science, academics, religion and entertainment to discuss global issues such as climate change and the reconstruction of Haiti. The event, founded by Clinton after he left office, is held the same week as the General Assembly at the United Nations, when most world leaders are in New York City. (Photo by Mario Tama/Getty Images) *** Local Caption *** Hillary Rodham Clinton;Bill Clinton

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton, publikoi sot pasqyrën e taksave të saj dhe bashkëshortit Bill Clinton për vitin 2015, ku tregohet se çifti ka fituar më shumë se 10 milionë dollarë në një vit dhe ka paguar rreth 43 për qind të kësaj shume në taksa.

Pasqyra e taksave për vitin 2015 tregon se Clinton-ët kanë dhuruar 9,8 për qind të të ardhurave të tyre në bamirësi.

Hillary dhe Bill Clinton kanë bërë publike pasqyrën e taksave që prej vitit 1977, sipas deklaratës së publikuar me një kopje të të dhënave mbi pagimin e taksave.

Nga ana tjetër, Clinton ka kërkuar që edhe kundërshtari i saj Donald Trump të publikojë gjithashtu pasqyrën e tij të taksave.

Kandidati republikan ka deklaruar se një një audit i autoriteteve amerikane të taksave nuk e lejon që të bëjë këtë publikim për momentin, por ai do t’i publikojë ato sapo auditi të përfundojë.

Kandidatëve amerikanë për president nuk u kërkohet të publikojnë pasqyrën e tyre të taksave, prej më shumë se 40 vite kjo transparencë ndaj publikut është kthyer në një traditë.

Exit mobile version