Ish-senatorja dhe sekretarja e shtetit, Hillary Clinton ka trajtuar çështjen e mprehtë të tradhtisë së burrit të saj në një serial të ri të quajtur “Gutsy” – ‘traileri’ i së cilës është publikuar së fundmi.
“Gutsy” është një serial i ri, që përshkruan bisedat e saj me gra të guximshme, shkruan The Guardian.
Në klipin promovues të serialit, Clinton pyetet për vendimin e saj për të qëndruar me Bill Clintonin pas ekspozimit të lidhjes së tij me ndihmësen e Shtëpisë së Bardhë, Monica Lewinsky.
Hillary thotë se qëndrimi me një partner që ka pasur një lidhje nuk është “e drejtë për të gjithë”.
Në ‘trailer’-in, Clinton flet me Rev Whittney Ijanaten, një kapelane e specializuar në martesat LGBTQ+. Ijanaten thotë: “Ju keni një martesë që është shfaqur në publik që në fillim. Ju thatë se gjëja më e guximshme që keni bërë ndonjëherë ishte të qëndroni në martesën tuaj”.
Clinton pajtohet se qëndrimi me bashkëshortin e saj ishte “guximtar” dhe shton: “Kjo nuk do të thotë se është e drejtë për të gjithë”.
“Gutsy” do të transmetohet në Apple TV dhe është një bashkëpunim midis Clinton dhe vajzës së saj Chelsea, bazuar në një libër të shitur që dyshja shkruan së bashku, të quajtur “The Book of Gutsy Women: Favorite Stories of Courage and Resilience”. /Telegrafi/