Site icon Telegrafi

Hillary Clinton probleme me e-mail? Ajo i dërgon një të tillë aktorit shqiptar hollivudian (Foto)

Ajo kohët e fundit po ka probleme me mesazhet që i ka dërguar përmes e-mail adresës.

Në fakt, është shkruar shumë në lidhje me kandidaten demokrate për president, Hillary Clinton dhe besueshmërinë ndaj saj, pas zbulimit të përdorimit të një serveri privat të e-mailve për korrespondencë zyrtare gjatë mandatit të saj si sekretare e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Lexo po ashtu Si lindi historia e skandalit të e-maileve të Clintonit

Por, 69-vjeçaren nuk e ka ndalur që t’i dërgoj një të tillë edhe aktorit shqiptar, i cili po ndërton karrierë në Hollywood, Marko Caka.

Sipas një mesazhi të pranuar prej Clintonit, të cilën Caka e ka publikuar në llogarinë personale në Facebook, ajo i ka kujtuar se kanë mbetur edhe pesë ditë deri te zgjedhjet dhe i kërkon votën.

Aktori shqiptar ka premtuar se votën do t’ia jep Clintonit dhe kandidates për kongresin amerikan, Suzana Shkrelin, e cila ka marrë mbështetjen e presidentit aktual amerikan, Barack Obamës, transmeton Telegrafi.

“Siç ndodh rëndom pak para zgjedhjeve, ata që përfitojnë nga politika qëndrojnë në heshtje dhe presin në një cep deri sa të shpallet fituesi, por bindja ime dhe simpatia ime anon vetëm për Hillary Clinton dhe shqiptaren Suzanna Shkreli ”, ka shkruar Shkreli në Facebook.

Lexo po ashtu Obama mbështet shqiptaren Suzana Shkrelin për kongresmene në SHBA

Kujtojmë se aktori shqiptar 45-vjeçar ka luajtur në filmat e tillë, si “Bridges of Spies”, “Money Monster”, “Fast 8” dhe “Broardwalk Empire” dhe aktualisht është në xhirimet e filmit të patitulluar të regjisorit, Woody Allen.

Ndryshe, zgjedhjet amerikane do të mbahen më datën 8 nëntor (e martë), ku do të përballen republikani Donald Trump dhe demokratja, Clinton. /Telegrafi/

Exit mobile version