Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, është marrë në pyetje nga FBI.
Marrja në pyetje e saj ka të bëjë me e-mailat që ajo kishte dërguar gjatë kohës si Sekretare e Shtetit, raporton BBC.
Një hetim nga Departamenti i Shtetit e ka akuzuar atë dhe disa ish sekretarë të tjerë për menaxhim të dobët të sigurisë së email-ave.
Departamenti i Drejtësisë tani është duke hetuar rastin nëse kjo ka të bëjë me vepër penale.
Prokurorja e përgjithshme Loretta Lynch ka thënë të premten se nga të gjeturat e FBI-së dhe hetuesisë do të merret vendimi për të ngritur akuzë ndaj Clinton ose jo, transmeton KosovaPress.
Një ditë më parë, u zbulua një takim në mes prokurores Lynch dhe ish Presidentit Bill Clinton, takim ky që prokurorja e quajti miqësor.