Kandidatja presidenciale nga radhët e Demokrateve Hillary Clinton, është duke u trajtuar për pneumoni pasi që ishte ndjerë keq në ceremoninë e 11 shtatorit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Dr Lisa Bardack ka deklaruar që Hillary është diagnostifikuar me pneumoni ditën e premte dhe ishte duke marrë antibiotik.
Ndërsa në deklaratën e mjekut të saj thuhej që ajo tashmë është duke u ndjerë më mirë.
Megjithatë udhëtimi i saj për në Kaliforni është anuluar për shkak të sëmundjes.