Site icon Telegrafi

Hill zbulon mesazhin e videos së postuar nga Ambasada e SHBA-së në Beograd

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se ua lë shikuesve të konstatojnë nëse videoja, që ambasada e tij në Beograd e postoi në Twitter, ishte një reagim ndaj fushatës së Prishtinës për bojkotimin e produkteve serbe.

Disa influencues kosovarë kanë postuar video në Instagram duke bërë thirrje për bojkot të mallrave të Serbisë ditët e fundit.

Ambasada Amerikane në Beograd ka publikuar të enjten një video në të cilën promovon tregun e hapur, me mesazhin “Tregu i hapur, mendje e hapur”, e cila, duke gjykuar nga përmbajtja, është një reagim ndaj fushatës së bojkotit të Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Ne besojmë në shkëmbimin, në ndërveprimin paqësor të komuniteteve. Nëse është reagim, do ta lë në dorën tuaj dhe shikuesve të tjerë”, tha ambasadori amerikan për agjencinë Beta.

Exit mobile version