Telegrafi

Hill-Wood: Mund t’ia dalim edhe pa Cesc

Edhe pse është i bindur se Cesc nuk do të shitet te Barcelona, Hill-Wood ka qenë i shpejtë për të thënë se klubi është aq i madh sa t’i bëjë ballë largimit të spanjollit.

“Po, mendoj kështu. Ne ia kemi dalë shumë mirë edhe pa një ose dy lojtarë të tjerë. Do t’i dëshiroja Dennis Bergkamp, Thierry Henry, Patrick Vieira dhe Tony Adams përsëri, por ata tash janë 10 vite më të moshuar”.

“Sidoqoftë, Cesc ende nuk është larguar, mbani mend. Ne shpresojmë shumë se ai do të qëndrojë me ne dhe jemi të bindur se kështu do të ndodhë”, ka thënë Hill-Wood. /Telegrafi/