Telegrafi

Hill-Wood: Arsenali mund të blejë këdo

Topçinjtë të hënën zbuluan një fitim prej 17.8 milionë funte nga maji deri në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa po ashtu zbuluan se kanë një sasi rezervë prej 123.3 milionë funtesh.

Tifozët kanë reaguar duke kërkuar nga klubi të ofrojë në dispozicion para për nënshkrime të reja, dhe Hill-Wood tash është përgjigjur duke thënë se nëse ata do të gjejnë përforcimet e qëlluara, paratë nuk do të jenë problem.

“Ne jemi në një pozitë ku mund të garojmë me më të pasurit. Nëse ka ndonjë lojtar të cilin vërtet e duam, atëherë çmimi është dytësor”, ka thënë Hill-Wood. /Telegrafi/