Dizenjatori 62-vjeçar, i cili ka qenë në botën e modës për 25 vjet, u ka ofruar këshilla karriere studentëve të një kolegji në Londër, duke thënë se ai inkuadron në veshjet e tij elemente nga kultura e përditshme amerikane.
“Unë krijoj çfarë më pëlqen dhe i përmbahem këndit tim: qasjes ‘preppy’, cool, amerikane. Këndi juaj ua siguron juve vendin tuaj në modë”, ka thënë disenjatori.
Tommy më herët kishte zbuluar se pëlqen t’i thyejë “të gjitha rregullat” duke huazuar elemente nga stili tradicional britanik dhe duke u dhënë atyre një gërshetim amerikan. /Telegrafi/