Site icon Telegrafi

Hile për buzë më të plota

Furnizoni arsenalin e grimit më një vijëzues buzësh në ngjyrë rozë natyrale që përshtatet me ngjyrën e buzëve tuaja, ose një nuancë më të errët.

Mbulojini buzët me një shtresë të hollë korrektori ose pudre për të patur një bazë neutrale dhe për të parandaluar depozitimin e buzëkuqit në vijat e buzëve.

Në vend që të konturoni të gjithë vijën e buzëve (që mund t’ju bëjë të dukeni si kloun), provoni të vijëzoni me laps vetëm harkun në buzën e sipërme dhe pjesën e mesit të buzës së poshtme. Më pas vazhdoni me mbushjen me buzëkuq duke dalë shumë pak nga konturi. Theksojmë “shumë pak”.

Aplikoni ngjyrën e dëshiruar të një buzëkuqi kremoz ndoshta me pak shkëlqim, shkruan Anbel. Mundohuni të shmangni shkëlqyesit e buzëve pasi shkaktojnë lëvizje të pigmentit. /Telegrafi/
 

Exit mobile version