Site icon Telegrafi

“Me Hile” nuk është e bazuar në jetë personale, Ana thotë se ishte mesazh për të mos tradhtuar (Video)

Këngëtarja Ana Kabashi ka mohuar që të jetë përfshirë jeta e saj personale në projektin “Me Hile” të publikuar dje.

Projekti që është një RnB baladë, u komentua për shkak të temës kontraverse, ku flet një femër mbi pendesën e saj për tradhti.

Megjithatë, në emisionin “1 Kafe me Labin”, bukuroshja ka mohuar të ketë gjë personale.

Ajo tha se tekstin e ka punuar Ghulo, kurse pak ka ndërhyrë ajo, ndërsa qëllimi ishte që të përçohej një mesazh, që të mos tradhtohet në rast se ka dashuri.

Tashmë kënga ka regjistruar mijëra klikime në orët e para të lansimit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=y2GAPNB8hj8

Exit mobile version