Telegrafi

“Hile Hile”, kënga më e re nga Adelina Tahiri

Adelina Tahiri ka prezantuar para publikut projektin e ri muzikor.

Këngëtarja nga Maqedonia ka lansuar me videoklip këngën e re, e cila titullohet “Hile Hile”.

Kënga është e shoqëruar me një klip atraktiv e me një paraqitje mjaft ekstravagante të 28-vjeçares.

Adelina Tahiri në klipin e ri (Foto: YouTube)

Adelina duket mjaft në formë dhe ky është projekti i dytë pas rikthimit në muzikë, i cili pason pas atij “Përgjithmonë”.

Lexo po ashtu Rikthehet Adelina Tahiri, publikon këngën e re "Përgjithmonë"

Muzika është punuar nga kompozitori shqiptar, Irkenc Hyka, gjersa tekstin e ka shkruar Petro Xhori.

Ana vizuale e këtij projekti i është besuar produksionit nga Shqipëria, MAX Production.

Theksojmë se këngëtarja Tahiri ka munguar prej dy vitesh në skenë, për shkak të përkushtimit në jetën e saj familjare dhe pas ardhjes në jetë të djalit, Jonit. /Telegrafi/