Adelina Tahiri ka prezantuar para publikut projektin e ri muzikor.
Këngëtarja nga Maqedonia ka lansuar me videoklip këngën e re, e cila titullohet “Hile Hile”.
Kënga është e shoqëruar me një klip atraktiv e me një paraqitje mjaft ekstravagante të 28-vjeçares.
Adelina duket mjaft në formë dhe ky është projekti i dytë pas rikthimit në muzikë, i cili pason pas atij “Përgjithmonë”.
Muzika është punuar nga kompozitori shqiptar, Irkenc Hyka, gjersa tekstin e ka shkruar Petro Xhori.
Ana vizuale e këtij projekti i është besuar produksionit nga Shqipëria, MAX Production.
Theksojmë se këngëtarja Tahiri ka munguar prej dy vitesh në skenë, për shkak të përkushtimit në jetën e saj familjare dhe pas ardhjes në jetë të djalit, Jonit. /Telegrafi/