Hilary Duff e ka filluar vitin 2020 me një stil të ri flokësh dhe më një dukje krejtësisht ndryshe.
Edhe pse në kohët e fundit ka preferuar t’i mbajë flokët më të shkurta, aktorja dhe këngëtarja ka vendosur të bëjë një ndryshim.
32-vjeçarja ka vënë shtesa flokësh duke i zgjatur ato që njëherësh u ka dhënë vëllim dhe është krenuar me dukjen e re përmes fotografive në rrjetet sociale.
Ajo ka bërë shaka duke u shprehur e habitur që i janë rritur flokët brenda natës, ndërsa ka marrë komplimente të shumta nga fansat e saj.
Pikërisht kjo dukje ua ka kujtuar fansave karakterin e Lizzie McGuire, të cilën Hilary e ka luajtur kur ka qenë më e re. /Telegrafi/