Telegrafi

Hilary Duff dhe Matthew Koma janë martuar

Këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane, Hilary Duff, është tashmë zyrtarisht znj. Koma.

Të shtunën, aktorja e “Younger”, 32-vjeçare, është martuar me partnerin e saj, Matthew Koma, në një ceremoni private në shtëpinë e saj në Los Angeles, sipas People.

“Ceremonia filloi gjatë perëndimit të diellit dhe ata u martuan brenda shtëpisë së tyre. Kur celebrimi u bë, të ftuarit duartrokitën për çiftin e ri. Asnjë i ftuar nuk ishte më shumë, përpos miqve dhe familjarëve të ngushtë”.

Hilary Duff and Matthew Koma (Foto: Getty Images/Guliver)

Në maj, Duff njoftoi se është fejuar me Koman, 32-vjeçar, duke ndarë lajmet emocionuese në llogarinë zyrtare, Instagram.

“Ai më pyeti mua të bëhem gruaja e tij”, ishte përshkrimi i fotos së saj, gjersa në anën tjetër edhe i dashuri i saj ndau postime të njëjta.

Në fund të vitit 2017, Duff foli për rindërtimin e marrëdhënies së saj me Koma për herë të tretë, duke thënë, “Koha është një gjë e madhe dhe hera e tretë është një bukuri!”.

Në qershor të vitit 2018, çifti konfirmoi se ata po prisnin fëmijën e tyre të parë së bashku.

“Qëlloja çfarë djema! Matthew dhe unë bëra një princeshë të vogël dhe nuk mund të ishim më të ngazëllyer”, tha Duff në atë kohë.

Aktorja ka gjithashtu djalin 7-vjeçar Luca me ish-burrin Mike Comrie, me të cilin u martua në vitin 2010.

Divorci i tyre u finalizua në vitin 2016. /Telegrafi/