Telegrafi

Hilaria tregon se paragjykoi çiftet me diferenca të mëdha në moshë përpara se të takonte Alec Baldwinin

Foto: Getty Images

Mosha është vetëm një numër – por kjo nuk ka qenë mënyra e të menduarit e Hilaria Baldwinit në të kaluarën.

Nëna e shtatë fëmijëve foli për dallimet thelbësore të moshës në një marrëdhënie, duke përfshirë diferencën 26-vjeçare me bashkëshortin e saj 64-vjeçar, Alec Baldwin.

Gjatë episodit të parë të ‘podcast’-it të saj të ri “Witches Anonymous”, Hilaria zbuloi se i ka paragjykuar tejet shumë çiftet që kishin diferenca të mëdha në moshë.

Hilaria Baldwin (Foto: Nicholas Hunt)

“Para se të bashkohesha me Alec, kam gjykuar gratë dhe burrat që kishin dallime të mëdha në moshë”, shtoi instruktorja e jogës.

Lexo po ashtu Alec dhe Hilaria Baldwin publikojnë fotografinë e parë familjare me shtatë fëmijët e tyre

38-vjeçarja tha se shpesh e gjente veten duke vënë në pikëpyetje qëllimet e njerëzve dhe supozonte se dashuria mes një partneri më të vjetër dhe më të ri nuk ishte e vërtetë.

“Ajo grua më e re është padyshim një gërmues ari, dhe padyshim që as nuk i intereson dhe është si çdo gjë tjetër, “Shpresoj që të vdesësh dhe unë do të marrë të gjitha paratë e tua”, shtoi ajo.

Alec dhe Hilaria (Foto: Getty Images)

Hilaria pranoi se mentaliteti i saj ndryshoi pasi gjeti Baldwinin, me të cilin është i martuar që nga viti 2012.

“Tani që jam në një lidhje dhe njerëzit thonë edhe për mua vazhdimisht ato fjalë, e kuptoj ajo që më sillej edhe mua në kokë”, tha më tej Hilaria.

Alec dhe Hilaria (Foto: Getty Images)

“Pse isha kaq paragjykuese për njerëzit e tjerë që fjalë për fjalë sapo po gjejnë dashurinë? Ndoshta dashuria e tyre duket ndryshe nga ti dhe nga dashuria jote ose ajo që mendoja se do të ishte dashuria, por kjo nuk e bën atë të pavlefshme”.

Çifti kanë mirëpritur muajin e kaluar fëmijën e shtatë, vajzën Ilaria Catalina Irena. /Telegrafi/

Alec dhe Hilaria (Foto: Getty Images)