Hilaria Baldwin ka treguar fizikun e saj pak pas lindjes në një fotografi të ndarë në rrjetet sociale.
Nëna e pesë fëmijëve dukej e mahnitshme në të brendshme të zeza, ndërsa mbante në krahë djalin tre muajsh ‘Eduardo Edu Pao Lucas’, të cilën ajo e ndan me burrin Alec Baldwin.
“Pas lindjes. Nuk mund të ndaloj së nuhaturi këtë foshnjë”, ka thënë ajo.
Themeluesja 36 vjeçare e “Yoga Vida” dhe aktori 62 vjeçar gjithashtu janë prindër edhe të fëmijëve tjerë: Carmen, shtatë vjeçe, Rafael, pesë vjeçe, Leonardo, katër vjeç dhe Romeo, dy vjeç.
Alec gjithashtu ka një vajzë 25 vjeçare, Irlanda, nga martesa e tij me Kim Basinger.
Ylli i “30 Rock” aktualisht është në karantinë në East Hampton së bashku me familjen e tij.
Hilaria ka deklaruar muajin e kaluar se nuk do të bëjë më fëmijë, duke shtuar se ‘është shumë e lodhur nga kjo gjë’.
“Fëmijët e mi janë mësuar me motra dhe vëllezër, kështu që ata tashmë janë si, kur do të vijë tjetri?”, shtoi Baldwin.
“Ata kanë qenë të shkëlqyeshëm. Ata e duan Edu. I duan fëmijët. Është kënaqësi t’i shoh së bashku, do bëhen fëmijë shumë të mirë”. /Telegrafi/