Ministrja në detyrë e Arsimit Hikmete Bajrami ka thënë se të gjithë emrat e përmendur nga LDK për ministra në qeverinë e re janë spekulime.
Bajrami në RTV Dukagjini ka thënë se nuk mund të konfirmojë nëse ajo vet do të jetë pjesë e qeverisë së re, përcjell Telegrafi.
“Nuk kam asnjë konfirmim nëse do të jem zëvendësministre. Emrat e përmendur më shumë kanë qenë spekulime nga opinionistë apo njerëz të LDK-së pasi asgjë nuk është vendosur nga organet vendimmarrëse”.
Zyrtarja e LDK-së ka thënë se qeveria e re nuk duhet të jetë peng i emrave të caktuar pasi situata është e tillë.
“Nuk është fare me rëndësi ku do të jetë Hikmete Bajrami por është me rëndësi të formohet një grup që iu përgjigjet nevojave të kohës. Situata pandemike ka ndryshuar shumë gjëra dhe zoti Hoti duhet të ketë rreth vetes profilet që ai dhe partia iu beson dhe që i përgjigjen kohës”, tha ndër të tjera Hikmete Bajrami./Telegrafi/