Site icon Telegrafi

Hije dyshimi mbi rastin e Kosta Krpaç

Gjykata themelore Shkupi 1 dje pasdite ka lëshuar një njoftim në lidhje me rastin Krpaç, trupi i pajetë i të cilit u gjet në shtëpinë e tij, me plagë të hapur e shkaktuar nga armë zjarri, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në njoftimin e parë të Gjykatës, Kosta Krpaç trajtohet si person i dyshuar, duke sqaruar se Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka marrë një urdhër kontrolli për në shtëpinë e tij, mirëpo PSP-ja bëri të ditur se i njëjti nuk ka qenë i dyshuar, por dëshmitarë. Urdhëri për kontroll është dhënë në muajin prill.

Ndërkaq, më pas, Gjykata e ka ndryshuar njoftimin, ku Kosta Prpaç nuk përmendet si i dyshuar. Gjykata gjithashtu përmend se ka dhënë urdhër për marrje dokumentesh për dy firma nga Regjistri Qendror, njëra nga të cilat del se ka patur për pronar Kosta Krpaçin për një periudhë të caktuar kohore./Telegrafi/

Exit mobile version