Dikur ishte qyteti më i madh në Siri, por pas katër viteve e gjysmë luftime në Aleppo, më në fund është arritur marrëveshja për armëpushim. Megjithatë, arritja e armëpushimit kishte një çmim tepër të madh.
Mijëra persona të vrarë kryesisht civilë, gra dhe fëmijë… shkatërrimi total i trashëgimisë kulturore janë vetëm disa nga pasojat e një prej luftërave më të tmerrshme gjatë dekadave të fundit, transmeton Telegrafi.
Dikur qyteti më i populluar i Sirisë, një qendër universitare dhe qyteti arab i kulturës, kurse sot është shndërruar në një grumbull rrënojash të betonit, pluhurit dhe gjakut.
Se si është dukur Aleppo, i cili pas Damaskut dhe Sanës është qyteti më i vjetër i banuar në botë, shikoni më poshtë fotogalerinë. /Telegrafi/