Gonzalo Higuain kërkon të fitojë gjithçka në karrierë, jo vetëm në Torino si futbollist i Juventusit.
Të mërkurën e kaluar argjentinasi ngriti lart trofeun e Kupës së Italisë, por ambiciet e tij janë maksimale.
Pas titullit në Serinë A ai synon Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës me Argjentinën në Rusi 2018.
“Kalimi te Juventusi ishte zgjedhja e duhur, ndonëse nuk do ta harroj kurrë Napolin. Allegri më mësoi që të sakrifikohem për skuadrën”, ka thënë fillimisht Higuain.
“Pas 20 ditësh kemi finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa pas një viti Botërorin. Duhet të rritëm më shumë sepse nuk i kam shijuar ende këto trofe”.
“E rëndësishme është ta mbyllim në mënyrën e duhur këtë sezon të mrekullueshëm. Ko rastësisht jemi vetëm një hap objektivave historikë. Juvja është ndryshe nga klubet e tjera, i ngjan Realit të Madridit edhe nga struktura”, përfundoi argjentinasi.