Telegrafi

Higuanit i dështon plani teksa u përpoq të na vërtetojë se nuk është i shëndoshë (Foto)

Pas 91 golash në 146 paraqitje me Napolin, sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuan u bë transferimi i katër më i shtrenjtë, e gjitha kjo pasi kaloi te Juventusi gjatë verës.

Teksa fansat besojnë se një pjesë e parave të shitjes së Paul Pogbas te Manchester Unitedi u shpenzuan mirë në argjentinasin, askush nuk mund të mohon faktin se ‘Pipita’ erdhi te Zonja e Vjetër paksa në mbi peshë.

Kjo duket qartë edhe teksa lojtari është në fushë me Juven, por kohëve të fundit ishte raportuar se ai ka filluar një dietë të rreptë, por efektet e saj po vonojnë paksa.

“Është mirë kur më thirrni i trashë, pasi unë do vazhdoj të shënoj gola. Jam mire, jam stërvitur për 20 ditë dhe sinqerisht nuk e kuptoj këtë interes për kushtet e mia trupore”, kishte thënë Higuain në fillim të sezonit.

Por, para një dite Higuain postoi një fotografi në Instagram për t’i treguar të gjithëve fizikun e tij, por duket se harroi të punëson një montazher profesional, pasi në fotografi shihen qartë ndërhyrjet e Photoshopit. /Telegrafi/

Ups, po parketit çka i ndodhi?

https://twitter.com/IFTV_Official/status/814960833478463489