Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, ka folur pas humbjes ndaj Fiorentinës me rezultat 2-1.
Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport sulmuesi argjentinas ka thënë se Zonja e Vjetër duhet të përmirësohet si mysafirë.
“Bilanci është pozitiv, pavarësisht humbjes së fundit, por duhet të përmirësohemi në takimet si mysafirë”.
“Kemi dështuar në pjesën e parë, duhet të ishim ne skuadra sulmuese. Do jetë një kampionat i gjatë dhe i vështirë, por gjëja e mirë është se gjithçka varet ende nga ne”.
“Objektivi im? Të shënoj 36 gola si te Napoli do të jetë e vështirë, por mjafton të shënoj dhe të fitoj tituj”.
“Zërat e tregut të transferimeve rreth Dybalas? E rëndësishme është se ai është i qetë. Jam i lumtur që luaj me atë dhe kemi ende kohë të fitojmë së bashku me Juven”.
“Si do priteni në Napoli? Jam i qetë, do vendosin ata si do më presin. Jam i koncentruar te Juve dhe si të ndihmoj këtë skuadër të fitoj”, ka thënë Higuain. /Telegrafi/