Telegrafi

Higuain, tri javë jashtë fushe

Higuain ishte lojtari i ndeshjes në përballjen ndaj Mallorcas, mirëpo ekzaminimet mjekësore të realizuara të martën treguan se ai duhet të pushojë për shkak të lëndimit të shputës së këmbës.

Lëndimi i argjentinasit është një goditje e rëndë për Los Blancos kur kihet parasysh se në dhjetë ndeshjet e fundit shënoi 11 gola.

Nga ana tjetër ky lëndim do t’i shërbejë Karim Benzemas, i cili dëshiron të dëshmojë kualitet e tij. /Telegrafi/