Gonzalo Higuain thotë se i kishte ide të qarta për të qëndruar në Juventus dhe se vajza e tij ishte arsyeja pas vendimit që ai ta vesh fanellën më numër 21.
Higuain pritej të transferohej nga Juve gjatë verës pasi u largua edhe nga Chelsea, ku Roma e kishte kërkuar e ngulm.
Sidoqoftë, sulmuesi është ribashkuar me Maurizio Sarri në Torino, duke zëvendësuar Mario Mandzukicin në sulm.
“Sapo u ktheva në Torino, kisha ide të qarta. Doja të qëndroja te Juventusi”.
“Sinqerisht, askush nuk më tha asgjë kur u ktheva. U ktheva për të punuar këtu, për të provuar t’i tregoja vlerat e mija”.
“Jemi një ekip i shkëlqyeshëm, me shumë tifozë. Janë një klub i shkëlqyeshëm, kështu që unë jam i lumtur që jam këtu”.
31-vjeçari foli edh për fanellën me numrin 21 që e mori pas kthimin të tij.
“Ishte zgjedhja ime. Vendosa të ndryshoj dhe të kaloj në 21, që është dita kur vajza ime ka lindur”.
“Është gjithashtu një mënyrë e vogël për ta pasur atë me mua në çdo lojë. Ishte një vendim i marrë nga zemra dhe po më sjell fat. Kjo është e vërteta pse unë zgjodha numrin 21”, ka thënë Higuain. /Telegrafi/