Nuk kanë fund përplasjet midis Higuianit dhe Napolit sidomos me presidentin napolitan Aurelio De Laurentiis.
Edhe në fushën e lojës Gonzalo Higuain është i pandalshëm kundër ish ekipit nga ku ka shënuar katër gola në po aq takime.
Qendërsulmuesi i Juventus ka kërkuar një kolegj arbitrar, sipas modelit të atyre që nuk duan të shkojnë në gjykatë, për të zgjedhur disa probleme financiare me klubin e De Laurentiis.
Higuain këmbëngul që Napoli i detyrohet 600 mijë euro në lidhje me të drejtën e imazhit të futbollistit, të cilën ia shiti klubit në vitin 2015-16.
Nëse palët nuk do ta zgjidhin çështjen mes tyre argjentinasi do të shkojë në gjykatën sportive dhe penale. /Telegrafi/