Telegrafi

Higuain të vazhdojë kontratën

Marca shkruan se Reali ka arritur marrëveshje me babanë dhe agjentin e Higuain, Jorge, për një kontratë të re gjashtë vjeçare. Marrëveshja e sheh Higuainin me pagë të rritur, nga 2 milionë euro për sezon, në 3.5 milionë euro për sezon, duke llogaritur dhe bonuset bazuar në paraqitjet dhe sukseset.

Mësohet se Jose Mourinho ka kërkuar përshpejtimin e negociatave për sulmuesin argjentinas, pasi që tekniku portugez e sheh Higuainin si pjesë kryesore të realizimit të planeve të tij. /Telegrafi/