Telegrafi

Higuain shpreson që Barca të dështojë në Kupën Botërore të Klubeve

Barcelona u kualifikua për në finale të kësaj gare duke mposhtur ekipin meksikan Atlante me rezultat 3-1. Por Higuain nuk dëshiron që Barcelona të jetë fituese.

“Ne e dimë se Barcelona luan në një nivel shumë të lartë dhe po ashtu ka shumë shanse të mira për të fituar, por shpresoj që ata të mos ketë fat atje”, ka thënë Higuain./Telegrafi./