Telegrafi

Higuain: Shpresoj që Barca të lodhet nga LK

“Nuk kam dyshime në aftësinë tonë për ta fituar La Ligan. Pasi u mposhtëm nga Barcelona, u tha se La Liga kishte përfunduar, por kanë mbetur edhe pesë ndeshje dhe mund të rikthehemi. Ky ekip ka vetëbesim”.

“Nëse do ta përfundojmë kampionatin me 98 pikë (nëse Reali i fiton pesë ndeshjet e mbetura) atëherë kjo do të ishte arritje e madhe. Barcelona gjithashtu është për çdo lëvdatë nëse e kalon këtë shifër”.

“Shpresoj se ata do të lodhen mirë nga Interi në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Higuain për Marca. /Telegrafi/