Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, nuk është dukur aspak i qetë gjashtë ditë para finales së Ligës së Evropës ndaj Arsenalit.
Ai është shfaqur shumë i nervozuar në stërvitjes e së enjte, ku ka pasur përplasje me disa shokë të skuadrës.
Fillimisht ka një komunikim të ashpër me Davide Zappacostan e pastaj me Pedro Rodriguez.
Ai komunikon shkurt edhe me njërin nga trajnerët e stafit të Maurizio Sarrit.
Në fund e fillon edhe me portierin Willy Caballero.
Krejt në fund inatin e madh e nxjerr duke i goditur topat në ajër.
Situatë aspak e mirë e tij para finales, pasi duket që ai nuk do të jetë në formacionin startues. /Telegrafi/