Gonzalo Higuain ka shënuar gol në ndeshjen tradicionale kundër Juventus Primaverave.
Juventusi ka fituar 2-0 kundër të rinjve, ndërsa sulmuesi i ardhur për më shumë se 90 milionë euro ka gjetur rrugën e golit.
Ishte një harkim i Hernanes në zonë, ku Higuain u gjend bukur dhe me një goditje me kokë gjeti golin.
El Pipita ishte akuzuar se kishte ardhur me kilogram të tepërt, por në javën e fundit ai ka mbajtur dietë dhe shihet që ka rënë në peshë. /Telegrafi/
#JuveAJuveB 1-0 | Higuain! ⚽️ pic.twitter.com/Aik6VN3pjD
— JuPorn™ (@jup1897) August 17, 2016