Telegrafi

Higuain: Privilegj të luash për Realin

“Në vend se të flasim për konkurrencën (brenda skuadrës), duhet të mundohemi të krijojmë një skuadër që luan për të njëjtin klub”.

“Benzema, Raul, Ruud dhe unë jemi në nivel të njëjtë (në zgjedhjet e Pellegrinit)”.

“Trajneri e ka të vështirë të marrë vendim, por sido që të jetë, unë do ta respektoj pavarësisht se çfarë do të vendosë, dhe do të vazhdoj të punoj shumë”.
“Kam shpresa të mëdha dhe jam optimist se ky mund të jetë një vit i madh për mua”, ka thënë 21-vjeçari.