Argjentinasi pohohet se së fundi ka marr një lajm fantastik prej të dashurës argjentinase.
Gonzalo Higuain pritet të bëhet baba për herë të parë në moshën 31-vjeçare.
Kështu së paku raporton Gazzetta dello Sport, e cila ka zbuluar futbollisti dhe modelja Lara Wechsler po presin një fëmijë.
Asnjëra nga palët nuk e ka konfirmuar lajmin, por gazeta sportive shkruan se vitin e ardhshëm çifti do të bëhen me fëmijë.
Ata janë takuar kur lojtari erdhi te Juventus dhe vazhdojnë të jenë në një lidhje së bashku.
Lara është 27-vjeçare, punon si kreatores e modës në qytetin e Torinos.
Ndryshe, futbollisti ishte i pranishëm në fushë mbrëmjen e kaluar në barazimin pa gola mes Juventusit dhe Interit. /Telegrafi/