int(1) Higuain përsëri e ka me gazetarët - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Higuain përsëri e ka me gazetarët

Football - Soccer - Juventus v Fiorentina - Italian Serie A - Juventus Stadium, Turin, Italy - 20/08/16. Juventus' Gonzalo Higuain celebrates after scoring against Fiorentina. REUTERS/Max Rossi

Gonzalo Higuain ka thënë se Juventus po e ndihmon të përmirësohet.

“Unë gjithmonë punoj për ekipin. Nëse shënoj një gol, është më mirë, por synimi im primar është të ndihmoj ekipin të arrijë objektivin. Mund t’i fitojmë të gjitha këtë sezon”.

“Më pëlqen të luaj në krah të Mandzukic, megjithëse nuk kemi luajtur shumë ndeshje së bashku. Por kemi një sezon të tërë përpara nesh. Jam në një ekip të ri dhe po mundohem të përmirësohem”.

“Sipas ju gazetarëve, unë isha në ‘krizë’ deri të shtunën pasi nuk kisha shënuar në katër ndeshje, tani më konsideroni në rregull. Liga e Kampionëve është e mrekullueshme dhe të mërkurën kemi mundësinë të sigurojmë kualifikimin për në fazën tjetër”.

“Jemi duke bërë mirë. E dimë mirë që është një ndeshje e vështirë, dhe nëse fitojmë, mund të kapim vendin e parë të grupit. Jam i lumtur që ndodhem te Juventus, teksa çdo ditë mendoj se po përmirësohem. Presim që Lyon të luajë fortë fizikisht dhe me agresivitet. Duhet të jemi të fokusuar pasi do të jetë një ndeshje e vështirë” , ka thënë El Pipita.

Exit mobile version