Gonzalo Higuain ka qene i gatshëm të përballet me kritikat në drejtim të tij pas paraqitjeve me Argjentinën.
Ai ka folur në ESPN edhe për bashkëpunimin e tij me Paulo Dybalan te Juventusi.
“Njerëzit janë të lirë dhe kanë të drejtë të sulmojnë dhe të kritikojnë nëse ndjehen më mirë”.
“Nëse shënon je i madh, nëse jo t’i ke dështuar. Edhe në këto situatat ata përsëri thonë se ti ishe i varfër”.
“Unë do ta vazhdoj rrugëtimin tim, duke mos e humbur besimin që kam në vete”.
“Po kalojmë një periudhë shumë të mirë. Paulo dhe unë duam që të njëjtën formë ta përsërisim edhe te Kombëtarja”, ka thënë Higuain. /Telegrafi/