Telegrafi

Higuain: Pellegrini mund ta udhëheqë Realin

Mbretërit shpenzuan afër 250 milionë euro gjatë këtij afati kalimtar për të ndërtuar një skuadër të fortë, ndërsa në dy ndeshjet ‘e vërteta’ (kundër Sevillas dhe Milanit) Reali dështoi.

Këto dy humbje kanë filluar të nxisin kritika se Pellegrini nuk është trajner i cili mund të drejtojë ndeshje të rangut të lartë. Mirëpo sulmuesi argjentinas i ka dalë në krah trajnerit të tij duke thënë se ai është i aftë ta drejtojë Realin.

“Padyshim që është. Kjo është arsyeja që ai është sjellë këtu. Ai po ashtu ka skuadrën e duhur me të cilën mund të arrijë sukses”.

“Duhet të përmirësohemi në mbajtjen e formës nëpër ndeshje të ndryshme… Gjithçka varet nga ne, ne jemi aq të mirë saqë mund të arrijmë atë që duam”, ka thënë Higuan në një konferencë për shtyp të enjten. /Telegrafi/