Telegrafi

Higuain operohet me sukses

Juventusi ka konfirmuar se Gonzalo Higuain është operuar me sukses.

Sulmuesi pritet që të mungojë ndaj Napolit të premtën pasi ka dëmtuar metakarpalin e tretë të dorës së majtë.

Ai ju nënshtruar një operimi në Sees Sapientiae klinik dhe Bianconerët konfirmuan operimin si të suksesshëm.

“Gonzalo Higuain ju nënshtrua një oeprimi në frakturën në kockën e gishtit të dorës së majtë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Serie A

“Operimi i cili zgjati për 45 minuta dhe u përfundua me sukses u realizua nga mjeku L. Pegoli, profesor R. Rossi dhe stafi mjekësor tjetër në praninë e mjekut të skuadrës, claudio Rigo”.

“Koha e rikthimit të Higuainit do të definohet në ditët në vijim”, thuhet në komunikatën e Juventusit.

Sipas mediave italiane Higuain do të mungojë së paku në ndeshjet ndaj Napolit dhe Interit.

Po ashtu, ai do të mungojë edhe në udhëtimin në Greqi ndaj Olympiacosit.

Të tri këto duele zhvillohen brenda një jave për Bianconerët. /Telegrafi/