Telegrafi

Higuain: Mund ta fitojmë La Ligan

“Barcelona ka pasur një sezon të mrekullueshëm, ashtu si ne. Për të dyja ekipet ka mbetur edhe një ndeshje, që do të jetë e vështirë. Gjithçka që mund të bëjmë është të luftojmë deri në fund. Këtë javë, çdo skuadër ka për çfarë të luajë. Valladolidi po lufton për mbijetesë dhe do të jetë një ndeshje vërtetë me rëndësi për ata”.

“Mourinho? Ai është trajner i madh. Kudo që ka shkuar, ai ka qenë i mirë. Por, ne jemi mirë me Pellegrinin”, deklaroi Higuain në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/